Ukraina ndodhet nën pushtimin e forcave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që prej 24 shkurtit. Deri tani lufta ka lënë mijëra civilë të vdekur dhe shumë ndërtesa të shkatërruara plotësisht. Gjithashtu miliona ukrainas kanë arritur që të largohen nga vendi i tyre për një vend të sigurt. Lufta është konflikti më i madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka sjellë “telashe” edhe në ekonominë globale.
Ndërkohë fotografët nga e gjithë bota ndodhen në Ukrainë për të parë nga afër se çfarë po ndodh realisht atje.
Ata kanë arritur që të kapin disa momente të konfliktit, dhunën dhe efektin që ka pasur lufta te civilët dhe peizazhet e Ukrainës. Roli i fotografëve dhe gazetarëve që ndodhen në Ukrainë është mjaft i rëndësishëm, pasi arrijnë që të filmojnë dhe arkivojnë realitetin e ashpër të situatës dhe të përpiqen ta raportojnë atë në pjesën tjetër të botës. Në këtë drejtim, mediat e huaja kanë sjellë 20 fotografitë më të fuqishme dhe më prekëse nga dy muajt e fundit të agresionit në Ukrainë.