Fotografitë dhe videot e postuara në llogari private të Instagramit dhe Facebookut nuk janë vërtet aq private sa mund të duken, përkundrazi janë tejmase të qasshme dhe të thjeshta për t’u shkarkuar dhe më pas publikuar nga miqtë dhe ndjekësit.
E gjitha kjo përmes një procedure fare pak minutëshe! Skemës në fjalë, e cila funksionon edhe me “Storyt” e Instagramit i nevojitet vetëm një browser dhe HTML. Pas kësaj, e gjitha realizohet falë vetëm disa klikimeve.
Një përdorues mjafton thjesht dhe vetëm të inspektojë imazhet dhe videot e ngarkuara në faqe dhe më pas të marrë prej aty URL-në e burimit. Kjo URL tanimë publike, mund të ndahet me njerëz, të cilët nuk janë të loguar në Instagram ose nuk e ndjekin llogarinë private, transmeton kp.
Falë disa eksperimenteve të bëra nga BuzzFeed’s Tech + News Working Group, JPEGs dhe MP4s, u vu re se të dhënat private në të vërtetë ishin lehtësisht të cenueshme. E thënë shkurt, ndonëse një llogari private ndalon qasjen e personave të palejuar për të qenë pjesë e saj, rregulli në dukje strikt është tepër i thjeshtë për t’u thyer.
E njëjta gjë vlen edhe për imazhe ose video në Instagram, që pas 24 orëshe janë fshirë. Duket se URL-ja e tyre është e vlefshme edhe për së paku dy ditë në vazhdim.