Shkup, 19 korrik – Fotoreporterët dhe kameramanët të cilët sot janë të pranishëm në Klubin e deputetëve për ndjekjen e takimit të liderëve, me marrëveshje me përfaqësuesit e Qeverisë, patën mundësi t’i fotografojnë liderët e partive politike siç bënin edhe paraprakisht.
Fotoreporterët dhe kameramanët paraprakisht patën brifing të shkurtër me këshilltarin e kryeministrit për marrëdhënie me opinionin Marian Zabërçanec dhe zëdhënësin, Mile Boshjnakovski në të cilin u përpoqën t’i tejkalojnë mospajtimet e djeshme kur disa fotoreporterë u larguan nga takimi i liderëve të pakënaqur nga elaborimi se për shkaqe sigurie nuk mund t’i fotografojnë liderët e partive politike në hyrje të objektit, derisa dilnin nga automjetet.
Pas brifingut të shkurtër përfaqësuesit e Qeverisë u lejuan punonjësve medial ta kryejnë punën e tyre ashtu siç e kanë bërë një gjë të tillë edhe paraprakisht.