Ndarja nga jeta e ish-Presidentit George H. W. Bush tronditi mbarë botën për shkak të rëndësisë së figurës së politikanit të shquar. Por më i trishtuari nga vdekja e tij duket se është “miku i jetës”, qeni i tij Sully, në shoqërinë e të cilit kaloi disa vite.
Labradori, i cili ishte qeni i shërbimit që i bënte shoqëri ish-presidentit ka tërhequr vëmendjen në ceremoninë mortore për nder të Bush.
Fotoja, ku Sully shihet shtrirë pranë arkivolit të ish-presidentit, ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka prekur shumë njerëz.
Ndërkohë që zëdhënësi i Bush ka bërë me dije se qeni do të jetë edhe pjesë e fluturimit për ceremoninë e fundit në Hjuston të Teksasit.
“Misioni i plotë”, shkruan zëdhënësi, teksa ka ndare me ndjekësit foton prekëse.