Dosje të vjetra me fotografi të të dënuarve të mbuluara nga pluhuri dhe letra të shtypura. Duket parahistorike në krahasim me imazhet digjitale që kemi sot, por është një bazë të dhënash me mijëra emra kriminelësh dhe të dyshuarish. Një shekull i “skenave të krimit” është rindërtuar nëpërmjet gjetjeve të policisë shkencore në Itali dhe aty janë gjurmët e gishtave, gjurmët biologjike dhe rindërtimet 3D të fotove të “historisë së krimit”.
Materiali është bërë publik në një ekspozitë në Como dhe nga sirtarët me fytyrat e njerëzve kataloguar del edhe ish-lideri i Italisë fashistek, Benito Mussolini, i njohur si “Duçja”. Në këto katalogë ai është i regjistruar me emrin Benedetto dhe fotoja tregon Mussolinin me flokë në rininë e tij, ndërsa në Shqipëri të gjithë e njohim si tullac. “Duçja” rezulton të ketë qenë i arrestuar nga policia zvicerane, që e kishte ndaluar atë në Bernë në vitin 1903 si një agjitator politik.