Fotoja e re na jep një pasqyrë më të mirë në Google Pixel 3a

Prezantimi i serisë së telefonave Google Pixel 3a pritet më 7 maj gjatë konferencës së Google I/O, ndërsa tani informuesi @evleaks na mundëson pamje të telefonit Pixel 3a nëpërmjet një fotoje me rezolucion të lartë që është publikuar në internet, raporton PhoneArena.

Pixel nga fotoja ka korniza të gjera, mbështetje për një version të pastër të platformës Android dhe pritet të ketë çipset Snapdragon 670, 4GB RAM, 64GB hapësirë për ruajtje (pa sllot microSD), bateri 3000mAh me mbushje të shpejtë 18W. Karakteristika më e rëndësishme e telefonit pa dyshim do të jetë kamera. Thashethemet e deritanishme kanë sugjeruar që seria Pixel 3a do ta ketë kamerën e njëjtë sikurse modelet premium Pixel, gjë që do të ishte mjaft mbresëlënëse, shkruan KOHA Ditore.

Image

Pritet që seria Pixel 3a të vijë në dy variante: Pixel 3a dhe Pixel 3a XL. Çmimi për modelin Pixel 3a 64GB pritet të jetë rreth 450 euro, ndërsa për 64 GB Pixel 3a XL është rreth 550 euro.