Sulmuesi i Chelsea është bërë subjekti i një çmenduri të vërtetë në Instagram në tre ditët e fundit pasi thjesht postoi një foto bashkë me shokun e tij Petros Araujo duke tërhequr shifër rekord komentesh – dhe të gjitha i sugjeronin të transferohej te Besiktas.
Po të krahasonim, fotoja më e komentuar në Instagram është ajo e Selena Gomez me 1.1 milionë komente në gusht të 2016. Por me shumë mundësi ëndrra e tifozëve të Besiktas për ta parë Costa-n me fanellën e ekipit të tyre të zemrës nuk ka për t’u bërë realitet pasi pritet që ai të rikthehet tek Atletico Madrid.