Kur rezervoni një fotograf profesionist me siguri të gjithë presim të marrim foto për të cilat të ndihemi krenarë.
Foto të cilat mund t’ua tregojmë me krenari të afërmve dhe miqve.
Por e kundërta ndodhi kur një familje pa rezultatet përfundimtare të fotosesionit të tyre, ata ngelën plotësisht të befasuar.
Rezulton se fotografja e tyre “profesioniste” vendosi të reduktojë paksa imazhet e tyre të vërteta duke i bërë qesharake dhe njëkohësisht të frikshme.
Fotografja donte të hiqte hijet, por në fakt arriti të largonte fytyrat plotësisht.
Pra, në vend të fytyrave të lumtura dhe të qeshura, fotot tani duken shumë të çuditshme dhe në të vërtetë familjarët janë paksa të mërzitur.
Për fat të mirë, familja ka një sens të mirë humori dhe vendosi të ndajë fotot online me miqtë e tyre.
Në Facebook pasi shpërndau fotot, Pam Dave Zaring shkroi: “Ok. Kjo nuk është një shaka. Ne paguam një fotografe, e cila pretendonte se ishte një profesioniste, $ 2-250 për një fotosesion familjar.
“Ju lutem shihni këto foto që na ka dërguar …. Ajo tha se hijet ishin vërtet të këqija në një ditë të bukur, të qartë, me diell dhe se profesori i saj nuk e kishte mësuar të rikthente fotot origjinale pasi ti ripunonte.
Fotot tani janë shpërndarë ndarë më shumë se 300.000 herë dhe kanë tërhequr vëmendje në mbarë botën.
Pam më vonë shtoi: ” Ky postim nuk ka për qëllim të jetë i egër, ia vlejnë paratë që kemi shpenzuar për humorin që kemi marrë ! Unë shpresoj se ju keni qeshur aq fort sa ne! ”
Përdoruesit e tjerë të Facebook kanë qenë të shpejtë për të ndarë pikëpamjet e tyre në fotot unike.
Një person shkroi: “Qesharake! Çfarë dreqin po mendonte kur ua dha këto ?!”