Nëna e divës së muzikës Beyonce, Tina Knowles, e ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente. Në foto ajo e vë në pah ngjashmërinë mes vajzës së saj, Beyonce, dhe mbesës së vogël Blue Ivy. Poshtë fotografisë, zonja Knowles e ka vënë shkrimin, “A nuk duket Beyonce sikurse Blue në këtë foto?!”