Një fotografi e pa publikuar deri tani e Lionel Messit kur ai ishte djalosh shumë i ri me bashkëshorten e tij të tanishme, Antonela Roccuzzo, është plasuar në rrjetet sociale. Kapiteni i Barcelonës u martua me dashurinë e fëmijërisë në vitin 2017, për ai e takoi Roccuzzon për herë të parë kur ishte 5 vjeç, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta Koha. El Diario La Capital de Mar del Plata e ka publikuar tani një fotografi të Messit nga viti 1998, kur ai ishte 10 vjeç, bashkë me Roccuzzon.
Messi kishte qenë duke udhëtuar me Neëell’s Old Boys për të luajtur në një turne kundër Boca Juniors, River Plate, Independiente dhe Velez Sarsfield, kur e kishte shfrytëzuar një ditë pushimi për t’u çlodhur në plazh me Matias Pecce, Lucas Scaglia dhe kushërirën e Scaglias, Antonela Roccuzzo. Ata shoqëroheshin nga familjes e Scaglias dhe Roccuzzos, të cilët kishin udhëtuar për t’i shikuar Neëell’s, si dhe prindërit e Pecce. Jorge Messi dhe Celia Cuccittini, babai dhe nëna e Messit, kishin qëndruar në Rosario.