Dy binjakë në Florida, janë fotografuar të përqafuar, derisa njëri nga vetëm 11 ditë që kur erdhën në jetë ka vdekur. Mason dhe Hawk janë dy vëllezër binjakë që fatkeqësisht nuk arritën ta vazhdojnë jetën bashkë, për shkak të sëmundjes të rrallë që kishte Hawk, të cilës nuk arriti t’i mbijetonte. Prindërit e Mason dhe Hawk Mason Buchmeye e kanë shpërndarë fotografinë e vogëlushëve në rrjetet sociale, si lamtumira e fundit dhënë djalit të tyre, i cili nuk i mposhti dot ato çrregullime që kishte me shëndet. Nëna e tyre u shpreh se djali i vogël i saj iku sepse nuk deshi të vuaj tërë jetën me tubat e oksigjenit, pasi që sëmundja që kishte ai kërkonte një ventilator për të marr frymë gjatë gjithë jetës.