Ekzistojnë disa fotografi qesharake që i kanë bërë njerëzit gjatë udhëtimeve anembanë botës. Fotografi të turistëve që e “mbajnë” Kullën e Pizës, ose puthjet para kullës Eiffel janë aq në trend këtë kohë. Sidoqoftë, disa persona kanë vendosur të bëhen pak më kreativë dhe e çuan në një nivel tjetër këtë trendin e “pozimit me statuja”. KOHA i ka bërë bashkë disa fotografi të njerëzve, të cilët dëshmuan se pozimi me statuja ose skulptura mund të jetë diçka super argëtuese.