Sot aty kalon segmenti rrugor më i rëndësishëm dhee më i kushtueshëm në vend dhe jo vetëm dhe është nyja që lidh Shqipërinë me Kosovës e anasjelltas, por dikur ajo që sot quhet “Rruga e Kombit” përshkohej vetëm me kuaj, siç e dëshmojnë edhe pamjet e mëposhtme. Këto foto të rralla janë bërë në Shqipëri dhe Kosovë në vitin 1909. Sipas studiuesit Robert Elsie, fotot janë bërë nga udhëpërshkruesi francez, Gabriel Lui-Zhare. Ai e nisi udhëtimin e tij nga Shkup, një qytet i madh me popullsi në shumicë shqiptare. Më pas udhëtoi drejt Prishtinës dhe ndoqi atë gjurmë që sot njihet si “Rruga e Kombit”. Nga Prishtina në Prizren, më pas në Kukës, prej andej në Mirditë dhe përfundoi në Shkodër e Tivar. Nga Tivari lundroi për në Durrës dhe në Vlorë dhe u kthye sërish në Shkup. Lui-Zhareja ishte edhe i pranishëm gjatë Kongresit të Elbasanit në fillim të shtatorit 1909, i cili u mbajt për të protestuar kundër qëndrimit të xhonturqve për arsimim në gjuhën shqipe. Fotot e mëposhtme janë marrë nga libri i tij “Shqipëria e panjohur”.
Foto të rralla nga viti 1909: Kur “Rruga e Kombit” përshkohej me kuaj
Leave a comment