22 marsi u përkujtua në mënyra të ndryshme brenda opozitës shqiptare. Demokratët, prej kohësh të ngërthyer në akuza për humbjen e thellë të zgjedhjeve të fundit, i kanë akoma shpresat tek rizgjimi i madh. Madje disa eksponentë demokratë kanë hapur debatin nëse duhet larguar Lulzim Basha dhe duhet rikthyer Sali Berisha. Për të gjithë, pamjet e zgjedhjeve të vitit 1992 janë një nostalgji e madhe. Por ajo ishte një kohë tjetër. Për ata që duan ta rikujtojnë, ja ku vjen ky koleksion brilant i realizuar në vitin 1992. Fotot janë bërë nga Nikos Economopoulos.