Foshnje e braktisur gjendet në Çair

Shkup, 14 maj – Në lagjen Teneqe Mëhallë, në Çair, paraditen e sotme është gjetur një foshnje e braktisur. Siç mëson gazet KOHA, ekipe të policisë së Shkupit, pas denoncimit të marrë nga një qytetar, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në bulevardin “Makedonsko Kosovska Brigada”, gjendet një foshnje lëshuar, shkruan KOHA.

“Duke qarë dhe e braktisur foshnja është gjetur në afërsi të parkut para Servist Xhevadit, para shtëpive të ulëta. Pasi ka ardhur policia është thirr edhe Ndihma e shpejtë. Foshnja menjëherë është dërguar në Spitalin e fëmijeve dhe gjendja e tij është stabile. Identiteti i fëmijëve nuk është i njohu”, thonë burime të gazetës KOHA.

Ndryshe, punonjës social, me asistencën e policisë kanë nisur hetimet për të vërtetuar identitetin e foshnjës. (koha.mk)