Shkup, 5 qershor – Foshnjat në Klinikën Universitare për gjinekologji dhe obstetrikë do të marrin pelena dhe letra të lagura falas, që deri më tani i kanë blerë prindërit e tyre.
Pelenat dhe letrat e lagura do t’i dhurojë kompania “Bora” e cila sot e zyrtarizoi bashkëpunimin me KGJO.
“Me produktet e “Bora”-s do të kujdesemi për më të vegjlit, e sidomos është me rëndësi që të tejkalohet praktika e deritanishme që prindërit vet të blejnë pelena për foshnjat e tyre, kështu që kjo do ta relaksojë këtë shpenzim shtesë që e kanë pasur prindërit”, theksoi zëdhënësja e Klinikës, Dragana Bukilica.
Përfaqësuesi i kompanisë “Bora”, Darko Trajkovski theksoi se për ta më me rëndësi është shëndeti dhe kujdesi i më të vegjëlve dhe se produktet e tyre përshtaten në mënyrë të përsosur me nevojat e Klinikës për gjinekologji dhe obstetrikë.