E bëri atë “budallallëk” për të paguar funeralin e djalit. Kështu u justifikua Cristian Pizzolante, një i ri italian nga Rione Traiano, i arrestuar të martën mbrëma nga policia teksa po vidhte bashkë me një person tjetër në një lokal në Arenella. Cristian është babai i një fëmije vetëm katër muajsh, i cili u gjet i vdekur nga e ëma në djep, mëngjesin e së hënës në shtëpinë e tyre në Scampia. Rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta, ndërkohë që pritet atutopsia. E shokuar pasi gjeti të birin të pajetë, gruaja telefonoi ndihmën e shpejtë, por pa rezultat, vdekja e të miturit u cilësua si “vdekje në djep”. Pikërisht për të birin Pizzolante, kishte bërë dy postime në Facebook. Në të dytin, të postuar të martën shkruante, “Si do ja bëjë të jeto pa ty”. Po pak më vonë doli për të “punuar”. Bashkë me 35- vjeçarin Angelo Monfrecola, hyri në një lokal natën, ku pasi nuk hapën dot derën me forcë, thyen xhamin e dritares. Por pikërisht teksa po vidhnin u zbuluan nga policia e cila po patrullonte. Pas arrestimit, Cristian Pizzolante, u justifikua duke thënë se po vidhte për të paguar funeralin e të birit.