Miqtë dhe të njohurit e saj mendonin se priste binjakë, kur në fakt priste vetëm një fëmijë. LaQueena Hunter-Grover, është një nënë e re 43- vjeçare nga Des Allemands, Loiuisiana, në SHBA, e cila solli në jetë një fëmijë plot 6.3 kilogramë. “Njerëzit më thoshin, mendoj se janë binjakë ose trenjakë, ndërsa të tjerë me shaka më thoshin, ndoshta ka një tjetër fëmijë të fshehur pas dy binjakëve”, tregon gruaja për Daily Mail. LaQueena nuk donte të tregonte nëse lindja u bë në mënyrë natyrale apo më operacion, por shton se ka edhe tre fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur me peshë normale. Vogëlushi quhet Loyalty Adonis dhe erdhi në jetë në 9 dhjetor, por vetëm pas datës 10 janar u la të dilte nga spitali. Për shkak të peshës së tij, u shfaqën disa probleme ndaj mjekët e mbajtën për një muaj në terapi intensive.
Foshnja peshon 6.3 kg, nëna: Të gjithë mendonin se prisja binjakë
Leave a comment