Prej disa javësh situata e krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit në vend është përkeqësuar, pasi po shënohet një rritje e numrit të të infektuarve.
Dita e sotme regjistroi 82 raste, ndër të cilët rezulton e infektuar një foshnjë një muajshe e gjysmë.
Foshnja ka rezultuar pozitive me koronavirus, pas marrjes së tamponit. Aktualisht ndodhet e shtruar tek spitali Infektiv, në pediatrinë e QSUT-së, pasi shfaqi simptoma të virusit.
Dyshohet se fëmija eshte infektuar nga e ëma, nderkohë që pritet të dalë përgjigja e tamponit edhe për nënën. Ky është rasti i parë në Shqipëri, që një foshnje rreth 2 muajshe infektohet me Covid-19.
Sot u regjistruan shifrat më të larta në vend që nga fillimi i pandemisë, si dhe 3 të vdekur.