Një foshnjë “dëboi” furgonin e babait të tij disa metra poshtë, duke përfunduar në një kanal. Djali ishte në furgon kur prindërit e tij po shkarkonin mallrat nga mbrapa, ndërsa mjeti u zhvendos duke përfunduar në ujë. Babai i tij Z Zhang kishte tërhequr frenat e furgonit, por e la makinën të ndezur bashkë me çelësat. Djali kurioz ndezi motorin, ashtu siç e kishte parë babain e tij shumë herë më parë. Kamerat e sigurisë tregojnë prindërit e fëmijës që vrapojnë drejt pjesës së përparme të automjetit, por ishte tepër vonë. Autoritetet lokale të cilët u thirrën për të ndihmuar tha se furgoni u transportua rreth 200 metra në drejtim të rrymës para se fshatarët të hidheshin në kanal për të liruar djalin, i cili fatmirësisht nuk u dëmtua. Furgoni u kthye më vonë në tokë me ndihmën e një vinçi.