Foshnja lind në shtëpi për shkak të borës, mamia ndihmon përmes telefonit

Një grua italiane ka sjellë në jetë foshnjën e saj në shtëpi e ndihmuar mamia përmes telefonit, për shkak të bllokimit të rrugëve nga bora. Kjo ka ndodhur në San Quirico d’Orcia në Siena pas borës së madhe që ra gjatë gjithë mëngjesit në zonën e Sienës. Dy prindërit e udhëhequr nga doktoresha e Qendrës së Operacioneve Siena-Grosseto të 118, e menaxhuan lindjen në mënyrë të pavarur.

Ambulanca mbërriti me vonesë, vetëm pasi lindja kishte ndodhur, për shkak të problemeve të shkaktuara nga rrugët me borë.

Foshnja ishte në hipotermi për shkak të të ftohtit të jashtëzakonshëm të ditës, pavarësisht se shtëpia ishte e ngrohur mjaftueshëm. Pasi arritën në vend, mjeku dhe punonjësit shëndetësorë transportuan menjëherë nënën dhe djalin në spitalin Le Scotte në Siena. Ka qenë ekuipazhi i ambulancës që i ka prerë kordonin e kërthizës. Aktualisht të shtruar në departamentin e Obstetrikës së spitalit të Sienës, nëna dhe foshnja janë mirë.

Advertisements