Një nënë amerikane nga Florida ka bërë një lindje rekord, duke sjellë në jetë një vajzë plot 6 kilogramë. Chrissy Corbitt e kishte menduar që fëmija që do sillte në jetë do ishte i madh, duke parë përmasat e barkut, por nuk e kishte imagjinuar peshën e saj. Vogëlushja lindi me operacion më 15 maj, duke qenë se nga ekografia mjekët kishin kuptuar se lindja natyrale ishte shumë e vështirë. “Kur mjekët e nxorën vajzën nga barku, i dëgjova të gjitha në sallë që nisën të qeshnin. Mjeku tha ‘o Zot peshon 15 kilogramë…’ Lindja shkoi shumë mirë dhe vogëlushja gëzon shëndet të plotë, ndonëse është shumë më e madhe se të sapolindurit e tjerë”, tregon Chrissy.
Foshnja e sapolindur 6 kilogramë, peshë rekord (FOTO)
Leave a comment