Gjendja shëndetësore e foshnjës 14-muajshe e cila me lëndime në trup para dy ditësh u çua në Qendrën e Urgjencës nga nëna e saj, është relativisht stabile, informojnë për MIA-na nga Klinika e Anesteziologjisë, Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv (KARIL).
Nga Klinika theksojnë se foshnja merr frymë në mënyrë të pavarur dhe nuk është në aparate, por ende është në rrezik për jetën. Ajo ka edhe thyerje në pjesën e poshtme të këmbëve.
Ndërkohë vazhdon hetimi policor që të konfirmohet se cili e ka rrahur foshnjën 14-muajshe.