Shkup, 1 janar – Foshnja e parë e lindur në vitin 2018 në Shkup është vajzë, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza.
Foshnja është lindur një minutë pas mesnate në Klinikën universitare për gjinekologji dhe akusheri në Shkup.
Bëhet fjalë për fëmijën e dytë të Borjana Radevskës nga Shkupi. Foshnja është e rëndë 3 kg e 70 gramë ndërsa e gjatë 49 cm.