Shkup, 9 korrik – Gjendja shëndetësore e foshnjës 14-të muajshe, e cila më 7 korrik është pranuar me lëndime serioze në kokë është relativisht stabile, nuk është në aparate të frymëmarrjes dhe duam të fillojmë edhe me ushqyerje, deklaroi sot mjekja Maja Mojsova drejtoreshë e Klinikës për Anesteziologji, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARIL).
Potencoi se prej se është pranuar foshnja i është bërë tomografi kompjuterike, investigim me inçizim të rentgenit të eshtrave dhe janë konstatuar lëndime në tru, frakturat e kafkës dhe të gjymtyrëve të poshtme.
Mojsova shtoi se nëna nuk është me foshnjën, mbrëmë e kanë marrë shërbimet sociale dhe i është përcaktuar kujdestar me të cilin komunikojnë.
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski deklaroi se në bashkëpunim me institucionet e tjera punojnë në zbardhjen e tërësishme të rastit dhe prej se do të zbardhet do t’i informojnë në mënyrë adekuate prokurorinë dhe opinionin.