Shkup, 22 janar – Foshnja, nëna e së cilës ndërroi jetë më 18 janar gjatë lindjes në spitalin privat “Sante Plus” në Shkup, e cila prej atje është sjell në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, është në gjendje relativisht stabile shëndetësore, merr terapi dhe ende është e kyçur në respirator.
Këtë për MIA-n e deklaroi drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Katerina Stavriq.
Nga Klinika për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv (KARIM) për MIA-n informuan se lehona 31 vjeçare nga Kërçova e cila nga spitali privat është dërguar tek ta, është sjell e vdekur, pas çka trupi është dërguar në autopsi mjeko-ligjore.
Në lidhje me rastin me lehonën e vdekur, Ministria e Shëndetësisë informon se janë marrë të gjitha masat ligjore të cilat në kompetencë të tyre, me qëllim të inspektimit të plotë të rastit.
“Për këtë qëllim, menjëherë është formuar komision për mbikëqyrje profesionale, i cili tani më po e analizon nga aspekti profesional tërë trajnimin e pacientes. Pas mbikëqyrjes së kryer profesionale raporti nga Komisioni dorëzohet deri te të gjitha institucionet kompetente dhe njëherit opinioni do të informohet në mënyrë adekuate”, theksuan nga Ministria.