Një zbulim i rëndë është bërë në orët e para të ditës së sotme, në Lushnje. Trupi i pajetë i një foshnje disa muajshe, është gjetur në një kosh mbeturinash.
Kufoma e foshnjës, është gjetur nga disa fëmijë endacakë, të cilat mendohet se po mblidhnin kanaçe. Foshnja ishte hedhur në një kosh që ndodhet pranë Bashkisë së Lushnjes. Të sinjalizuar për zbulimin e rëndë, efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje.
Trupi i foshnjës u dërgua në morg, ndërkohë që po kryhen veprimet hetimore të rastit, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e kësaj ngjarje.