Tetovë, 28 prill – Në Tetovë sot u mbajt kuvendi zgjedhor i forumit rinor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, në të cilin u zgjodh kryetari i ri, nënkryetarët, sekretari, zëdhënësja si dhe anëtarët e kryesisë, raporton Koha.mk
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim pas zgjedhjes së liderit të ri të rinisë i porositi që ta bëjnë partinë akoma më të fuqishme.
“Duke marrë këtë parasysh, konsensualisht zgjodhëm kryetarin e kuvendit, kryetarët e komunave, qeverinë dhe nesër edhe Presidentin, por, për neve sot edhe më me rëndësi, është konsensualiteti brendapartiak”, theksoi Ahmeti.
Si rezultat i një procesi gjithëpërfshirës të konsultave të gjëra të kryetarit Ahmeti dhe kryetaret e degëve të forumit të rinisë dhe pas arritjes së pajtueshmërisë së plotë konsensuale në mesin e të gjitha organeve partiake, në Kuvendin zgjedhor u propozua dhe miratua kryesia vijuese e forumit rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim:
Riza Nexhbiu, Albon Abduli, Rilind Xheladini, Shpend Ahmeti, Jeton Buqi, Ali Shabani, Udaverdi Saliu, Elton Islami, Miranda Osmani, Arta Axhiu, Besnik Osmani, Xheneti Iseni, Atdhe Taravari, Enes Limani, Muhamed Elmazi, Feti Ziba, Fjolla Aliu, Besmir Asani, Argjend Abazin, Arta Qerimin, Rina Purrinin, Petrit Ademin, Trashigim Asanin, Fitore Ziberi, Egzon Osmani, Armend Fazliu , Shqipe Shaqiri për zëdhënëse, Drilon Lleshi për sekretar, Nexhbudin Nuredini për nënkryetar, Florent Bislimi për nënkryetar, Jetmir Asani për nënkryetar, Valbona Zendeli për nënkryetare si dhe Avni Rrustemi Kryetar i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Fjalë rasti në këtë ngjarje kishte mysafiri i nderit në cilësinë e folësit motivues për rininē Erion Veliaj, kryebashkiaku i i Tiranës.
“Të mos përçahet vota shqiptare, sepse të bashkuar do të keni më shumë deputetë dhe do të mund të arrini qëllimet tuaja”, tha Veliaj. (koha.mk)