Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për nevojën e uljes së ndotjes së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, e me rastin e Ditës botërore të ujërave, sot në Shkup do të mbahet forum teknologjik “Fuqia e ujërave të pastra”.
Në forum, siç është paralajmëruar, do të flasin Xhakomo Snaramuci nga “Ozonia”, Zvicër, si dhe përfaqësues nga Minsitria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Institutit për shëndet publik dhe ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Tema të forumit janë uji i që[ndrueshëm për pirje dhe sigurimi i shërbimeve për pastrim të ujërave ndotëse në Maqedoni, aspektet shëndetësore të ujit, burimet alternative për furnizim të Qytetit të Shkupit dhe menaxhimi me ujërat, ndërkaq do të ndahen edhe përvoja për pastrim të ujërave në vende të tjera. Forumi është në organizim të “Rotari klubit” nga Shkupi.