Shkup, 21 dhjetor – Përplasja e interesave nuk është korrupsion vetvetiu, por bëhet korrupsion kur nuk do të paraqitet dhe nuk do të menaxhohet, u tha në forumin e sotëm me temë “Përplasja e interesave në pushtet – linja e hollë drejt korrupsionit” që u mbajt në Shkup në organizim të Transparencë Maqedoni, ndërkaq në bashkëpunim me OJQ Infoqendra.
“Nuk ekziston shtet në botë i cili ka arritur në tërësi ta zgjidhë problemin me korrupsionin dhe përplasjen e interesave. Shetet dallohen vetëm në qasjen drejt zgjidhjes së këtyre gjendjeve”, tha ministri i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.
Të partë, siç theksoi ai, me vetëdije dhe në mënyrë sistematike, e madje edhe motivojnë shoqëri të korruptuar, ndërsa të tjerët, mes të cilëve numërohet edhe Maqedonia pas ndërrimit të pushtetit, i shfrytëzojnë dhe avancojnë mundësitë, institucionale dhe jashtinstitucionale në përballjen me të gjitha format e korrupsionit dhe shtrirjes së tij.
“Qeveria është e përkushtuar në aksion gjithprfshirës me prioritet të lartë për eliminimin e korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në të gjitha institucionet publike, me qëllim të parandalimit të praktikave korruptuese, nepotizmit, favorizimit politik dhe konflikteve të interesit”, tha Popovski dhe shtoi se për përballje me këtë të keqe më të madhe nevojitet mobilizim masiv shoqëror.
Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev, mes tjerash theksoi se duhet të parandalohet mosfunksionimi i ekonomisë, përkatësisht nën ombrellë politike të krijohen kompani dhe biznese që e dëmtojnë ekonominë.
“Kur të krijoni kompani posaçërisht për të marrë punë të caktuara shtetërore, bëhet dëm i dyfishtë. Dëmi i parë bëhet momentalisht, sepse parandalohet konkurrenca dhe pengohen kompanitë që janë në gjendje ta marrin dhe përfundojnë atë punë, ndërkaq favorizohen kompani të tjera që janë nën ombrellë politike”, tha Angjushev.
Në atë kontekst, ai shtoi se kur ajo ombrellë politike do të hiqet, kompanitë që kanë qenë të mbrojtura politikisht tashmë do të ndërpresin punën.
Ekspertja Vanja Mihajllova theksoi se për konflikt të interesave konsiderohet kur interesi privat mund të ndikojë ndaj personit zyrtar në kryerje të paanshme të funksionit të tij me çka mund ta rrezikojë interesin publik.
Duke i prezantuar risitë që janë paraparë me Propozim-ligjin për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, që është në procedurë kuvendore, Mihajllova mes tjerash theksoi se me të rregullohen masat dhe aktivitetet për parandalim të korrupsionit, por edhe masat dhe aktivitetet për parandalim të përplasjes së interesave për çka kompetent është Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK).
Në zgjidhjen e propozuar ligjore ka risi të cilat i përkasin përbërjes dhe statusit të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, kompetencave të KSHPK-së dhe integritetit personal dhe institucional.
Mihajllova tha se me ligj janë konstatuar edhe afatet në të cilat KSHPK duhet të vendosë për ekzistimin apo mosekzistimin e përplasjes së interesave dhe ta njoftojë personin i cili ka parashtruar kërkesë.
Kryetari i Odës ekonomike të RM-së, Branko Azeski tha se nuk është i kënaqur nga zgjidhja e re ligjore, prandaj nuk sheh përparim për spastrimin e këtij problemi.
“Në Ballkan problem kyç është korrupsioni. Nevojitet që BE-ja të na ndihmojë ta zgjidhim atë çështje, sepse këtu jemi të pafuqishëm”, tha Azeski dhe shtoi se nevojitet zgjidhje radikale, e jo parciale për korrupsionin dhe përplasjen e interesave.
Siaps Azeskit, korrupsioni është në këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike, sepse, siç tha, të gjithë shkojnë atje që të blihen dhe funksioni i tyre është të çojnë dorë dhe të kthehen paratë.
Në forum morën pjesë edhe përfaqësuesi nga Delegacioni i BE-së, Frik Janmaart, Ana janevska-Deleva nga Transparencë Maqedoni dhe Biljana Bejkova bga OJQ Infoqendra.