Shpërngulja dhe mobiliteti i të rinjve, mjekëve dhe artistëve, ndikimi i emigracioneve në sektorin afarist dhe në sektorët e tjerë, si dhe roli i sektorit qeveritar në adresimin e emigracioneve janë temat për të cilat do të diskutohet në forumin e sotëm “Sfida, perspektiva dhe potenciale të emigracioneve”, që do të mbahet në Çifte hamam. Organizator është programi për mbështetje të shoqërisë civile në Maqedoni “Civika Mobilitas”.
Forumin do ta hapë ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Suter Tejada. Në panelin “Perspektivat dhe potencialet e emigracioneve në dhe jashtë Maqedonisë” do të flasin: Edmond Ademi, ministër pa dikaster i angazhuar për diasporën, Zllatko Nikollovski, kryetar i “Kontakti i ri”, Kalina Grivçeva-Stardelova, kryetare e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Metodija Stojçevski, kryetar i Lidhjes Rinore Krushevë, Emilija Todorova, përfaqësuese e Forumit për Maqedoni demokratike dhe Metodija Koloski, kryetar i Diasporës së bashkuar së Maqedonisë.