Në organizim të “Maqedonia 2025”, sot dhe nesër në Stokholm do të mbahet forum në të cilin do të prezantohen mundësitë për bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Suedisë. Forumi organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Stokholm dhe Stokholm biznes rajoni.
Ky forum, siç thekson organizatori, është vazhdim i iniciativës për lidhjen e profesionalistëve të Maqedonisë dhe ekspertëve në sfera të ndryshme të cilët jetojnë në Evropë, si dhe promovimi i potencialëve për investim dhe bashkëpunim në Maqedoni. Në fokus do të jenë sukseset në sferën e zhvillimit të qëndrueshëm të Stokholmit, arritjet teknologjike që zbatohen në Suedi, shembujt e suksesshëm të bashkëpunimit afarist midis Maqedonisë dhe Suedisë dhe mundësitë për bashkëpunim afarist dhe investime.