Forum me temë “Kontroll i mirë i diabetit – familje e lumtur” do të mbahet sot në QS “Boris Trajkovski”, në organizim të Asociacionit për diabet të fëmijëve i Maqedonisë Balans MK.
Në forum do të ketë fjalim ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili do të flasë në temë “Plane strategjike për përmirësim të gjendjes me diabetin e fëmijëve në Maqedoni”. Është paralajmëruar edhe fjalim i kryetares së Asociacionit për diabet të fëmijëve i Maqedonisë Balans MK, Natasha Despotovska dhe ekspertëve shëndetësorë-endokrinologë.
Forumi organizohet në virgjile të shënimit të 14 nëntorit, Ditës Botërore të Diabetit.