Formula 1: Sezoni i ri nis më 28 mars në Bahrejn

11

Pandemia Covid-19 ka bërë që sezoni 2021 në Formula 1 të pësojë ndryshimet e para në kalendarin e garave. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Liberty Media ka bërë me dije se botërori 2021 do të nisë më 28 mars, në Bahrejn.

Pra, starti i seoznit nuk do të jetë në Australi, por në Bahrein, ku pas një muaji do të zhvillohen edhe testet dimërore. Gara e Australisë është shtyrë për më 21 nëntor. Rikthehet në kalendar gara e Imola (Itali), që do të zhvillohet më 18 prill, datë që ishte lënë bosh në kalendarin e mëparshëm.

Në dyshim është ende gara e Kinës, që sipas Liberty Media është ende në bisedime me organizatorët për ta shtyrë në gjysmën e dytë të vitit. Në rast se në Kinë nuk do të zhvillohet gara, me shumë gjasa ajo do të spostohet në pistën portugeze të Portimao.