Ndoshta duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Drejtuesit e garave të sportit automobilistik numër një në botë, më saktësisht Ross Brawn, i cili ka folur në një konferencë për media dhe ka pranuar një gjë të tillë, shkruan GazetaBlic.
“Idenë e kemi mirëpo duhet pritur edhe pak për ta finalizuar. Ne dëshirojmë që të organizojmë një garë brenda qytetit të Londrës, por duhet pranuar faktin se do të jetë vështirë të bëhet në qendër të saj, andaj synimi ynë është periferia”, shtoi Brawn. Ai tutje shtoi se Londra nuk mund të bllokohet për afro një javë vetëm e vetëm për një garë, mirëpo ajo që është e rëndësishme, qëllimi ynë ka filluar të marrë formë.
Megjithatë duhet pritur edhe pak kohë që të përmbyllet plotësisht.