Promovuesit e Grand Prix të Rusisë po synojnë të rikthejnë deri në 50 për qind të tifozëve në tribuna në garën e shtatorit të Formula 1, duke mirëpritur rreth 30 mijë tifozë në këtë aktivitet. Të gjitha garat e Formula 1 janë zhvilluar pas dyerve të mbyllura deri më tani, me tifozët e ndaluar të jenë pjesëmarrës, e duke iu kërkuar ekipeve që të zvogëlojnë stafin, si mas për mos shpërthimin e COVID-19.
F1 është duke shikuar rreth një zgjidhje për rikthimin e një numri të kufizuar tifozësh në gara, potencialisht qysh nga Grand Prix i Toskanës në fillim të shtatorit. Por, Grand Prix e Rusisë, është gara e parë e planifikuar ku kanë filluar të shiten në mënyrë aktive biletat, garë kjo e cila do të zhvillohet më 27 shtator. Promovuesit në Sochi, po kërkojnë të zhvillojnë garën me tifozë, duke lejuar në tribuna deri në 30 mijë persona.
Vlen të ceket që këtë fundjavë, në orar është gara për Çmimin e Madh të Spanjës.