Shkup, 30 janar – Këshilli për etikë në mediume sot e promovoi rrjetin e formuar për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në mediume, me pritje që të ketë rol të rëndësishëm para së gjithash në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Qëllimi bazë është parandalimi i përhapjes së gjuhës së urrejtjes në sferën publike, përforcim i kryerjes profesionale dhe etike të veprimtarisë gazetareske dhe ngritjes së vetëdijes së popullatës më të gjerë për pasojat negative nga gjuha e urrejtjes, informon Koha.
Në atë drejtim është nënshkruar Deklaratë kundër gjuhës së urrejtjes në mediumet dhe internet. Në deklaratë mes tjerash qëndron se anëtarët e rrjetit do të punojnë në zhvillimin e mekanizmit për njohjen dhe paraqitjen e rasteve të gjuhës së urrejtjes deri tek institucionet kompetente dhe trupave, do të punojnë në kuadër të kompetencave të veta të zhvillimit të formave dhe mbështetjes së gazetarëve dhe përfaqësuesve mediatikë, do të angazhohen për afirmimin e rolit të mediumeve, por edhe të provajderëve në rolin e mediumeve, por edhe të provajderëve të shërbimeve dhe të rrjeteve sociale në parandalimin e gjuhës së urrejtjes, si dhe programet e iniciuara të koordinuara, mekanizma të vetë rregulluara dhe kodekse interne në mediume dhe provajderë të shërbimeve, si dhe masa tjera parandaluese me të cilat do të parandalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes në sferën publike, pa me këtë rast të rrezikohet e drejta e lirisë së shprehjes.
Sipas Marina Tuneva, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit për etikë në mediume, gjuha e urrejtjes në mediume vazhdon të jetë problem.
Ambasadori Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, theksoi se raporti i fundit i KE-së nga viti 2018 thekson se korniza ligjore për gjuhën e urrejtjes në përgjithësi është në harmonizim me standardet ndërkombëtare, por, theksoi, që implementimi duhet të përmirësohet. Polarizimi politik, tha, reflekton në internet ku vërehet një pjesë më e madhe e gjuhës së urrejtjes dhe shkelje të kodeksit etik të gazetarëve. Shfaqi bindje se krijimi i këtij rrjeti do të ketë ndikim në mendimin publik dhe do ta pengojë gjuhën e urrejtjes në mediume. Me ndihmën e rrjetit, theksoi, anëtarët do të hulumtojnë masa për uljen e gjuhës së urrejtjes në mediumet dhe do të analizojnë pse mbetet gjithnjë e më i pranishëm një element i cili çon drejt krimit nga urrejtja.
“Kur flitet për gjuhën e urrejtjes në media tek ne do të thotë që të hyhet në tregimin që ka fillim, por nuk ka fund. Ky fillim filloi të paraqitet në mediat në Maqedoni me ndryshimet politike në shoqëri nga fundi i shekullit 20-të”, deklaroi Mirçe Adamçevski, kryetar i Komisionit për ankesa pranë KEMM.
Sipas tij, tentativat që të parandalohet ose të zvogëlohet gjuha e urrejtjes në media nuk japin rezultate, ndërsa për këtë ka më shumë shkaqe mes të cilëve mbrojtja me të drejtën e lirisë së shprehjes ose imponim i censurës së mediave. Adamçevski konsideron se në Maqedoni dhe në rajon në mënyrë të veçantë theksohet gjuha e urrejtjes në portalet dhe në rrjetet sociale. Informoi se portalet janë shkelësit më të mëdhenj jo vetëm të etikës, por edhe të drejtësisë, sepse, përmendi, gjuha e urrejtjes është vepër penale. Adamçevski theksoi se nga viti 2014 deri në vitin 2017 janë 41 raste, që janë pothuajse 30 për qind nga të gjitha parashtresat e marra për shkelje të etikës në media në atë periudhë. Në vitin 2017 nënvizoi, kjo përqindje është ulur dhe është 13 për qind nga gjithë parashtresat e marra. Konsideron se me zvogëlimin e polarizimit politik, ulet edhe gjuha e urrejtjes. Betejat e reja politike, vlerësoi ai, janë pasqyruar edhe në numrin e parashtresave kështu që në vitin 2018 kanë kërcyer deri në 23 për qind.
Deklaratën sot e nënshkruan ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, drejtori i Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski, ministri pa dikaster i angazhuar për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski, Avokati i popullit Ixhet Memeti, Natasha Gaber Damjanovski, drejtoreshë e Akademisë për gjyqtarë dhe Prokurorë publikë, njerëzit e parë të SHGM-së dhe IMM-së, përfaqësues të SHGPM dhe të Komitetit të Helsinkit, Agjencisë për audio dhe shërbime audiovizuale mediatike, Qendrës për zhvillim të mediave, Institutit për komunikime, Koalicionit Margini, Fondacionit Metamorfozis etj. (koha.mk)