Formohet qeveria e re në Serbi, 11 femra ministre (Emrat)

120

Deputetët në Parlamentin e Serbisë votuan qeverinë e re, të kryesuar nga kryeministrja Ana Brnabiq, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vend më 21 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e re përbëhet nga Partia Progresive Serbe (SNS), Partia Socialiste e Serbisë (SPS) dhe Bashkimi Patriotik Serb (SPAS).

Nga 232 deputetë që morën pjesë në votim, 227 mbështetën qeverinë e re, ndërsa pesë deputetë votuan kundër saj. Anëtarët e kabinetit të ri bënë një betim pas votimit.

Kabineti i ri qeveritar do të ketë 21 ministri, përfshirë tri ministri të reja.

Duke njoftuar programin qeveritar, kryeministrja Brnabiq theksoi se përparësitë e qeverisë së re janë luftimi i pandemisë, çështja e Kosovës, luftimi i krimit të organizuar, sundimi i ligjit, përshpejtimi i procesit të reformës dhe forcimi i ekonomisë së vendit.

Brnabiq përmendi faktin se 11 gra do të jenë pjesë e qeverisë së re, së bashku me të.

Ndryshe, në zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor, SNS, e kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, mori 60 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura nën hijen e pandemisë dhe thirrjeve të opozitës për bojkot.

Ministër i financave: Sinisha Mali

Ministri i Ekonomisë: Andjelka Atanaskovic

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave: Branislav Nedimovi

Ministër i mbrojtjes së mjedisit jetësorë: Irena Vujovic
Ministër i ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës: Tomislav Momirovic
Ministër i minierave dhe energjetikës: Zorana Mihajlovic
Ministër i tregëtisë, turizmit dhe telekomunikacionit: Tatjana Matic
Ministër i drejtësisë: Maja Popovic

Ministër i punëve të shtetit dhe vetqeverisjes lokale: Marija Obradovic

Ministër për të drejtat e njeriut dhe shoqërisë: Gordana Comic

Ministër i punëve të brendëshme: Aleksandar Vulin
Ministër i mbrojtjes: Nebojsha Stefanovic
Ministër i punëve të jashtme: Nikola Selakovic
Ministër i eurointegrimeve: Jadranka Joksimovic
Ministër i shëndetësisë: Zlaribor Loncar
Ministër i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik:
Ministër i punës dhe politikës sociale: Darija Kisic Tepavcevic
Ministër i familjes dhe demografisës: Ratko Dmitrovic
Ministër i rinisë dhe sportit: Vanja Udovicic
Ministër i kulturës dhe informacionit: Maja Gojkovic
Ministër i kujdesit ndaj fshatrave: Milan Krkobabic.