Shkup, 7 nëntor – Komisioni kuvendor për kulturë në seancën e sotme formoi grup punues prej shtatë deputetëve të cilët do t’i shqyrtojnë propozimet e arritura për shënimin e përvjetorëve jubilar nga ngjarjet e rëndësishme dhe personalitetet e shquar në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018. Përveç kryetares së Komisionit, deputetja e pavarur Irena Stefoska, në grupin punues janë edhe: Enes Ibrahim nga Partia për lëvizjen e turqve, Kërsto Jovanovski, Ane Lashkoska dhe Nola Ismajlovska-Starova nga VMRO-DPMNE-ja, Mirsada Emini-Asani nga BDI-ja dhe Nikixa Korubin nga PLD. Anëtarët e grupit punues duhet t’i shqyrtojnë 282 propozime që kanë arritur deri te Komisioni për kulturë, të konfirmojnë nëse i plotësojnë kriteret në interval kohor dhe ta përbëjnë Propozim-programin për shënimin e përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquar në RM për vitin 2018. Pasi do jetë i përgatitur, Propozim-programi duhet të miratohet nga Komisioni për kulturë dhe pastaj i përcjell dhe i sjell nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Stefoska kumtoi se Komisioni për kulturë ka dorëzuar kërkesë me shkrim deri te 127 organe shtetërore, shërbime publike, institucione shkencore, shoqata të qytetarëve dhe subjekte tjera të interesuara, si dhe deri te të gjitha 80 komunat dhe Qyteti i Shkupit, ndërsa në thirrjen e tyre për dërgimin e propozimeve janë përgjigjur 27 institucione me gjithsej 282 propozime. Shtatë institucione janë përgjigjur se nuk kanë propozime për shënimin e jubileve në vitin 2018. Përbërja e grupit punues u përzgjodh njëzëri në seancën e Komisionit për kulturë, që ishte i tretë në përbërjen e re parlamentare dhe i pari pas pauzës për zgjedhjet lokale.