Shkup, 5 nëntor – Për formimin e Komisionit për pajtim, për çfarë nismë ka parashtruar grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë, do të bisedohet në koordinimin e ardhshëm, me siguri të hënën e ardhshme. Kjo është dakorduar në koordinimin e sotëm të rregullt të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve.
Kjo është për arsye se koordinatorja e grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit Elizabe Kançevska-Milevska nuk ka marrë pjesë për shkak të obligimeve me vizitën e sotme të kryetarit të Këshillit Kombëtar Austriak, Volfgang Sobotka.
Në koordinim, edhe pse i ftuar nuk ka marrë pjesë koordinatori i ri i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe të Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” Nikolla Micevski. Me shkresë zyrtare se ai është kooordinatori i ri i grupit të deputetëve, Kabineti i Xhaferit është njoftuar të premten vonë pasdite.
Në koordinim nuk është caktuar data për seancë plenare për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski është vendosur të pritet raporti i Komisionit amë për çështje të mandatit dhe të imunitetit, seanca e së cilës është caktuar për nesër. Kryetari i Komisionit Pavle Bogoevski është i obliguar ta informojë kryetarin e Kuvendit Xhaferin për vendimin e këtij trupi kuvendor.
Në koordinim është folur edhe për aktivitete të tjera vijuese të Kuvendit.