Sezoni futbollistik 2018/2019 po i afrohet fundit. Në shumicën e kampionateve mbetet të zbulohen verdiktet kryesore, si edhe fituesit e titujve kampionë. Ka nga ata, si Juventusi, që kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri. Merkatoja e verës pritet të jetë e nxehtë, për vetë faktin se skuadrat duan të përforcohen me elementë të spikatur. Milionat do të qarkullojnë sërish në këtë sport, ndoshta në kërkim të rekordeve të reja të transferimeve. Interesant është fakti se këtë verë, disa lojtarë të mirënjohur dalin të lirë, ndaj mund të merren me parametra zero. Më poshtë po ju njohim me 11 lojtarët që iu skadojnë kontratat aktuale më 2019, si dhe ata që mund të përbënin stolin e rezervave të këtij top-ekipi.
Formacioni: (4-3-3)
Guillermo Ochoa (Standard Liège): Matteo Darmian (Man United), David Luiz (Chelsea), Antonio Valencia (Manchester United), Filipe Luis (Atletico Madrid): Juan Mata (Man United), Hector Herrera (Porto), Adrien Rabiot (PSG): Arjen Robben (Bayern Munich), Olivier Giroud (Chelsea), Mario Balotelli (Marseille).
Rezervistët: Ciprian Tatarusanu (Nantes), Nacho Monreal (Arsenal), Alberto Moreno (Liverpool), Ander Herrera (Manchester United), James Milner (Liverpool), Daniel Sturridge (Liverpool), Danny Welbeck (Arsenal)