Serie A uli siparin për sezonin 2018-2019 ku në javën e fundit u plotësuan edhe katër skuadrat që do të shkojnë në Champions League (Juventus, Napoli, Atalanta dhe Inter), po ashtu edhe dy të tjerat që shkojnë në Europa League (Milan dhe Roma).
Ndër të tjera u konfirmuan tre skudrat që zbresin në Serie B (Chievo, Frosinone dhe Empoli). Një javë e fundit dramatike, me emocione, por që në fund humbës pa Milanin dhe Empolin.
Agjencia më e madhe për matjen e të dhënave dhe statistikave, “Opta” ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit që sapo përfundoi.
Duket qartë dominimi i Atalanas me tre lojtarë (Gomez, Ilicic, Zapata) dhe i Napolit, po me tre lojtarë (Koulibaly, Mertens, Ruiz). Pas tyre vjen Juventus me dy lojtarë, Pjanic dhe Cancelo (që të gjithë e kanë kritikuar për paraqitje tejet të dobëta), ndërkohë që vihet re mungesa e Cristiano Ronaldos dhe Fabio Quagliarela, që është golashënuesi më i mirë i sezonit.
Kolarov i Romas plotëson krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa krah Koulibaly është rreshtuar Acerbi i Lazios. Pa më të voglin dyshim në portë është heroi i Interit Samir Handanovic, i cili këtë sezon u shpall portieri më i mirë me 17 ndeshje pa pësuar gol.