Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Androrrës

Kombëtarja e Shqipërisë e shkarkoi Christian Panuccin, pas rezultateve të dobëta në Ligën e Kombeve dhe tash së fundmi humbja ndaj Turqisë. Kuqezinjtë do të udhëhiqen në ndeshjen ndaj Andorrës nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, që nuk do të bëjnë ndryshime të mëdha nga ndeshja me Turqinë, raporton lajmi.net, transmeton gazeta Koha. Shqipëria do t’i kërkojë vetëm tri pikë, në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Formacioni i mundshëm: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Basha, Grezda, Kaçe, Xhaka, Uzuni, Sadiku.