Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve si mysafir i Skocisë. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 1 të ligës 3, grup ky i cili përbëhet nga vetëm tre skuadra, Shqipëria, Skocia dhe Izraeli. Pas suksesit të siguruar dy ditë më parë në Elbasan Arena, Christian Panucci nuk ka ndryshuar shumë në stilin e lojës së tij për mbrëmjen e sotme (e hënë).
Formacioni startues i Skocisë: McGregor, O’Donnell, Robertson, Souttar, Mulgrew, Tierney, McGinn, McDonald, Naismith, McGregor, Russell.
Formacioni startues i Shqipërisë: Thomas Strakosha, Egzon Binaku, Elseid Hysaj, Frederic Veseli, Berat Xhimshiti, Ledian Memushaj, Emanuele Ndoj, Sabien Lilaj, Taulant Xhaka, Bekim Balaj, Enis Gavazaj.
Shqipëria pritet të jetë një skuadër më e kujdesshme dhe e rreshtuar më shumë në mbrojtje, me qëllimin për nxjerrë një rezultat pozitiv. Edhe barazimi është rezultat i mirë për kuqezinjtë, të cilët do të kishin katër pikë pas dy ndeshjesh.