Dy ekipet më të mira të Europës, të dy nga Anglia, Liverpool dhe Chelsea do të përballën sot në stadiumin “Besiktas Park” të Stambollit.
E në këtë ndeshje, Jurgen Klopp ka vendosur që të startojë pa Xherdan Shaqirin por në sulm ka vendosur të startojë me Mane, Salah dhe Oxlade-Chamberlain.
Kurse edhe Frank Lampard ka vendosur që të startojë me një formacion sulmues, me Pulisicin, Giroud dhe Pedron.
Ndryshe, në këtë ndeshje Liverpool hynë si fituese e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku në finale në qershor mundi skuadrën tjetër angleze Tottenham Hotspur.
Ndërkohë, Chelsea triumfoi në Europa Ligë kundër Arsenalit.