7 gola në 11 ndeshje nuk mjaftojnë për Michy Batshuayi te Chelsea. Sulmuesi i ri belg sipas shtypit anglez nuk preferohet shumë nga Conte për skemat e tij ndaj dhe në janar për një ofertë të mirë lojtari do të sakrifikohet.
Pengesë mund të bëhet kërkesa e lartë e konomike e anglezëve për Batschuayi i cili u ble për 40 mln euro në 2016 dhe nevojiten të paktën po 40 mln për ta shkëputur nga “Blutë e Londrës”. Marseille, Juventus, Tottenham janë disa prej ekipeve të përfolura që duan shërbimet e tij.