RDK dhe UNITETI që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët bënë hapjen solemne të shtabeve në fshatin Forinë dhe Banjicës së poshtme, ku para banorëve u prezentua platforma zgjedhore. Të pranishëm ishin kryetari Vesel Memedi, Ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu, bartësja e listës Luljeta Aziri, si dhe këshilltarët që vijnë nga këto fshatra Valdet Veliu, Nuran Ibrahimi, si dhe Jasin Halili, të cilët iu drejtuan të pranishmëve. Kryetari Vesel Memedi iu drejtua të pranishmëve me një mesazh mjaft domethënës duke theksuar se përskaj mungesës së hartimit të një strategjie afatgjate të zhvillimit të kombit shqiptarë, edhe nga Shqipëria dhe Kosova, ne duhet të bëjmë maksimumin të hartojmë një strategji sa nuk është vonë. Ne mund të jemi të vegjël, theksoi kryetari Memedi, por për ne nuk ka dilemë se interes kombëtarë është të kujdesemi për rininë, dhe ne këtë e kemi dëshmuar më së miri duke kandiduar më të riun kryetar komune, Shpat Iseinin, djalin e dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të Gostivarit të vitit 1997. Kujdesi ndaj rinisë është interes vital kombëtarë, sepse në të kundërtën shkatrrohet gjithçka, njashtu siqë janë shkatrruar gjenerata më e vjetër, dhe janë duke na gëlltit edhe neve. Populli shqiptarë ka njerëz të mirë, por politikanët e vjetër nuk i lejojnë të vijnë në shprehje, duke përdorë metoda manipulimi dhe spiunimi për të akuzuar gjeneratën e re për të gjitha të këqijat që vet në jetë i kanë bë, ndërsa akuzojnë të rinjt për të njëjtat. Rinia duhet ti luftoj këta njerëz, kurrë të mos dorëzohet, sepse këta njerëz nuk janë të paarritshëm dhe të paprekshëm. E kaluara e tyre do ti fundosi njëherë e përgjithmonë, sepse e kaluara na ndjek hap pas hapi, përfundoi kryetari Memedi. Ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu, theksoi se jetojmë në momentet historike sepse këtë vit përmbyllet periudha e tranzicionit. Me këta zgjedhje lokale, theksoi Ministri Fazliu, fillon periudha e sundimit të ligjit, e demaskimit të periudhës së profiterëve të luftës dhe patriotëve të pas luftës. Sipas Ministrit Fazliu, kandidatura e Shpat Iseinit nuk është as e rastit, as e ngutshme. Shpati është argument i gjallë në mesin e popullatës së Gostivarit, që do e vëndon para provimit, çdo patriot të rrejshëm, biznismen të korruptuar, arsimtarë të kompromituar, hoxhë të maskuar, dhe çdo heroj lufte të djallëzuar. Shpatin do ta voton gjith popullata e Gostivarit që nuk është peng i së kaluarës, ndërsa do ta sulmojnë të gjith ata që nuk duan ta shohin veten të zhveshur nga e vërteta, përfundoi Ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu. Para të pranishmëve foli edhe bartësja e listës së këshilltarëve znj. Luljeta Aziri, e cila theksoi se njëra nga arsyet që ka pranuar të udhëheq listën e këshilltarëve është rinia, është Shpati, sepse definitivisht ka ardh koha që kjo gjeneratë e re të vij në shprehje, diçka që nuk iu është mundësuar deri më tani nga gjenerata më e vjetër. Zonja Aziri gjithashtu theksoi se këshilli komunal do të jetë qendër e vendimarrjes, dhe se pjesmarrja direkte e qytetarëve do të jetë mjaft evidente në hartimin e buxhetit komunal si dhe në të gjitha vendimet tjera të interesit qytetarë, përfundoi zonja Luljeta Aziri. Para të pranishmëve folën edhe kandidatët për këshilltarë që vijn nga këto fshatra, Valdet Veliu, Nuran Ibrahimi si dhe Jasin Halili, të cilët shpalosën programën zgjedhore të RDK-së dhe UNITETIT që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët.