Forin Ofisi britanik e përshëndeti zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe bën thirrje për transfer të papengueshëm dhe jo të dhunshëm të pushtetit koalicionit të zgjedhur të shumicës, kumtoi sot Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni. “Mbretëria e Bashkuar e mbështet vendimin demokratik të shumicës së deputetëve në Maqedoni për ta zgjedhur Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit. Jemi të gatshëm për bashkëpunim të ardshshëm për të. U bëjmë thirrje të gjithë personave, institucioneve dhe partive të mundësojnë transfer të papengueshëm dhe jo të dhunshëm të pushtetit nga partia e kaluar në pushtet ndaj koalicionit të shumicës të zgjedhur në dhjetor të vitit 2016. Sa më shpejtë të formohet qeveria, aq më shpejtë do të mund të fillojë zbatimi i reformave urgjente për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë. Në kohë të tensionimeve të përforcuara, të gjithë liderët duhet të përmbahen nga nxitja e tensioneve etnike. Çdo sjellje e tillë është e rrezikshme dhe në kundërshtim me interesat e unitetit nacional të Maqedonisë. Duke pasur parasysh dhunën e papranueshme të 27 prillit, gjithashtu bëjmë thirrje që institucioneve shtetërore, posaçërisht policisë t’u mundësohet t’i kryejnë obligimet e veta pa ndikim politik”, ceket në kumtesën nga Forin Ofisi britnaik.