Shkrimtarja angleze Jilly Cooper është e rregullt në mbledhjet e skuadrës. Kryetari i klubit është multimilioner. Disenjatorja e modës, Vivienne Westwood, inkurajoi skuadrën në ndeshjen ku siguroi kualifikimin në kategorinë e katërt.
Çdo lojtar është vegjetarian dhe një robot kosit barin në stadium. Këto janë ato që e dallojnë skuadrën e Forest Green Rovers nga skuadrat e tjera, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Diçka e pazakontë është edhe rruga që të çon në stadium, e cila mund të arrihet më së lehti me anë të navigimit. Edhe atëherë është e vështirë të besosh që po shkon në rrugën e duhur. Gjatë rrugës mund të hasni shenja që tregojnë për rrezikun e kalimit të rrugës nga lopët.
I gjendur afër Komunës së Stroudit, 13 km nga rruga kryesore, stadiumi i Forestit do të jetë diçka i pazakontë për tifozët e këtij rangu të garave.
“Kur erdha këtu për të nënshkruar kontratën, pashë që rrugët janë të vështira. Është diçka unike”, tha Christian Doidge, top golashënuesi i skuadrës edicionin e kaluar.
Kjo është arsyeja se pse Forest Green Rovers është bërë i njohur. Me popullsi prej 6.000 banorësh, qyteti Nailsworth është më i vogli që garon në ligën e katërt dhe ndeshja e së shtunës me skuadrën Barnet është historike për një ekip që është themeluar 127 vjet më parë.
Katalizatori për ndryshim është një i vetëquajtur “Hippy”, me emrin Dale Vince. Themeluesi i kompanisë “Ecotricity” me vlerë mbi 100 milionë euro erdhi gjatë vitit 2010 për ta shpëtuar skuadrën. Që nga ajo kohë, 55-vjeçari ka investuar miliona euro duke ndryshuar fatin e skuadrës dhe imazhin. Ka investuar shumë në lojtarë dhe duke promovuar një mesazh të qëndrueshmërisë mjedisore, deri te kositja e barit