Fordi për vitin 2020 ka rifreskuar gamën e modeleve Galaxy dhe S-Max, ku versioni më luksoz është Vignale. Versioni Vignale i këtyre modeleve vjen me maskën e përparme të re me kornizë nga kromi, panelin e përparmë në interier nga lëkura dhe detaje me ngjyrë gri, si dhe timonin me ngrohje dhe disa detaje nga alumini. Ford S-Max Vignale, po ashtu, vjen me ulëset e përparme me ngrohje/ftohje si dhe me funksionin për masazh.
Përveç kësaj, S-Max dhe Galaxy vijnë edhe në versionet Trend dhe Titanium. Vlen të përmendet edhe dizajni i ri i rrotave nga alumini – 18-inç dy-ngjyrëshe për S-Max dhe Galaxy Titanium, si dhe 17-inç dy-ngjyrëshe për Galaxy Titanium. Versionet Trend dhe Titanium të këtyre dy modeleve kanë edhe funksionin e shpërndarjes së internetit (hotspot) me Wi-Fi.
S-Max dhe Galaxy për vitin 2020 do të jenë në dispozicion me motorët dizelë 2.0-litër me kapacitet prej 110 kW/150 kuajfuqi, 140 kW/190 kuajfuqi dhe 177 kW/240 kuajfuqi, përcjell Koha.net. Versioni bazë është në dispozicion me marshin manual me 6 shpejtësi, ndërsa versionet tjera me marshin automatik të avancuar me 8 shpejtësi. Gjithashtu, versioni me 190 kuajfuqi ka edhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.